SHPËRNDAJE

Gati 100 vetë, përfshirë 16 oficerë policie, janë plagosur dhe më shumë se 200 të tjerë janë arrestuar pas një proteste të dhunshme në qendër të Parisit të shtunën, thanë zyrtarët.

Policia franceze përdori gaz lotsjellës, dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara Arkut të Triumfit në Paris të shtunën.

Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë tek oficerët e policisë të cilët u tërhoqën.

Disa qindra protestues u ulën për të kënduar himnin kombëtar të Francës dhe bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Macron.

Deri të shtunën pasdite, policia tha se të paktën 224 persona ishin arrestuar në Paris. Të paktën 80 vetë u plagosën, përfshirë edhe policinë e trazirave, thanë autoritetet.

Protestat filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësive në rritje për rritjen e taksave të karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si dhe udhëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Macron ka mbrojtur vendimin për rritjen e taksës së karburantit si të nevojëshëm për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi të krijojë plane të reja për ta bërë më të lehtë tranzicionin e çmimit të energjisë.