SHPËRNDAJE

Të paktën 13 vetë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një bar në qytetin Guanajuato të Meksikë, njoftuan mediat lokale.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush e kreu krimin , njofton Klan Kosova.

Para lindjes së diellit, një grup njerëzish të armatosur erdhën me kamion në klubin Men’s La Playa dhe gjuajtën me armë zjarri.

Banda e fuqishme, që njihet për vjedhjen e naftës, kanë vjedhur sasi të mëdha karburantesh nga rafineria e naftës Salamanca.

Këtë javë presidenti Andres Manuel Lopez Obrador nisi një ofensivë të madhe për të kapur udhëheqësin e bandës lokale Jose Antonio Yepez, i njohur si “El Marro”.

Guanajuato është një nga rajonet më të dhunshme të Meksikës, tregojnë të dhënat zyrtare.