SHPËRNDAJE

Një grua në Fushë Kosovë është gjendur pa shenja jetë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00. Ndërsa, rasti nga Policia është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Një femër K-shqiptare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.