SHPËRNDAJE

Ndeshjen e ardhshme, klubi basketbollistik, Trepça, do ta luajë pa lojtarin më të mirë.

Bëhet fjalë për Besnik Azemin, i cili është dënuar nga Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Azemi është pezulluar si dhe gjobitur nga Komisioni në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Konkretisht, Komisioni ka bërë të ditur se basketbollisti në fjalë është gjobitur me 300 euro.

Si dhe, Azemi do t’i mungojë skuadrës mitrovicase në ndeshjen e radhës.

E gjithë kjo vjen për shkak të sjelljeve të tij jo sportive me zyrtarët e ndeshjeve të caktuara nga FBK-ja.