SHPËRNDAJE

Shumë të dashura nga publiku, e asnjëherë të pandashme.

Janë këto Motrat Mustafa me të cilat tash e një kohë jemi familjarizuar me zërin e bukur të tyre, shkruan Kosovarja.

Këndojnë bashkë që nga fëmijëria, dhe karriera e tyre është e shtirë ndër vite. Ndër prezantimet e tyre të para në publik ishte në vitin 1981, të cilat përkundër pengesave, dëshira më e madhe për skenën i mundi të gjitha, ku nuk vonuan shumë dhe sollën albumin e tyre të parë në vitin 1986.

Për Sahiden dhe Safeten nuk mjafton ndoshta as një libër për të folur për karrierën e sidomos për jetën e tyre.

E kur jemi te kjo e fundit, është interesante marrdhënia e tyre se si për vite të tëra kanë drejtuar rrugëtimin e tyre në mënyrën më të denjë duke mos u prish qoftë edhe një herë.

Ani pse janë motra, i kemi parë gjithmonë të buzëqeshura dhe të lumtura pranë njëra tjetrës kështu edhe duke u bërë shembull për të tjerët dhe duke i cilësuar si të vetmet që kalojnë mirë mes vete.