SHPËRNDAJE

Agjenti i Gonzalo Higuain ka udhëtuar në Londër për tu takuar me drejtues të Chelseat.

Mungesa e golit te Milani ka bërë që argjentinasi të gjejë një skuadër tjetër për të rigjetur vetën, shkruan Indeksonline.

Higuain kërkon që të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Napoli, tashmë trajner i Chelseat, Maurizio Sarri.

Higuain është në huazim te Milani dhe kërkon të mbyll marrëveshjen para kohe për tu transferuar në Stamford Bridge.

Vëllai i Higuain, Nicolas është gjithashtu përfaqësuesi i tij dhe ai ishte në Londër të enjten, mes spekulimeve mbi kalimin.

Ai ka bërë udhëtimin për të mësuar më shumë për interesin e Chelseat për sulmuesin 31-vjeçar.