SHPËRNDAJE

Vetëm tri ditë pasi u emërua trajner i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka blerë përforcimin e parë të skuadrës së tij.

Qendërmbrojtësi brazilian i Portos, Eder Militao, do të bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së “Los Blancos” para fundit të marsit, pasi Real Madridi arriti marrëveshje me Porton, transmeton Gazeta Express.

Madrilenët tanimë e kanë arritur marrëveshjen për kontratën e brazilianit dhe i vetmi detaj që nuk është finalizuar ende është pagesa që do t’i bëhet ish-klubit të Militaos, Sao Paulo.

Transferimi i Militaos pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe braziliani është vetëm i pari lojtar që madrilenët synojnë ta blejnë për sezonin e ardhshëm.

Klauzola për shkëputjen e kontratës së brazilianit është 50 milionë euro, por më 15 shkurt ajo do të ngrihet në 75 milionë. Kjo është arsyeja pse “Los Blancos” dëshirojmë ta transferojnë më shpejt Militaon.

Përkundër që është vetëm 20-vjeçar, braziliani besohet se mund të bëhet shtylla kryesore në mbrojtjen e Real Madridit për vitet e ardhshme. Kontrata e tij është e vlefshme për gjashtë sezone.

Militao u transferua në Porto gjatë afatit të kaluar kalimtar të verës nga Sao Paulo për katër milionë euro. Ai është një ndër yjet më të kërkuar të Portos, klub ky që ka pasur mjaft shumë sukses gjatë viteve të fundit me lojtarë nga Amerika e Jugut.