SHPËRNDAJE

Përderisa po vazhdon ende seanca e Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e Kosovës, në sallën nuk është asnjë ministër përveç atij të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Ai ka folur rreth buxhetit të ministrisë së tij dhe projektet rrugore të cilat ai ka thënë se po i përfundon.

Por pikërisht parat e shpenzuara nga Lekaj e kanë bërë deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin qe të marrë fjalën dhe ta kritikoj Lekajn për shpenzimin e milionave, sidomos atyre që ua dha Bechtel Enkas.

Por Bajrami ka folur me tone të ashpra për gjithë kabinetin qeveritar.

Ajo ka kritikuar mungesën e ministrave në seancën që po flitet pikërisht për shpenzimet e tyre.

Bajrami e ka quajtur të turpshme sjelljen e tillë të kabinetit qeveritar shkruan GazetaBlic.

“Turp, të mos jetë asnjë ministër në seancën kur po flitet pikërisht për buxhetin, kjo tregon papërgjegjshmërinë e tyre. Asnjë prej ministrave so ktu, Turp, turp” ka thëne Bajrami

Seanca po vazhdon ende dhe po diskutohet për buxhetin.