SHPËRNDAJE

Mërgim Berisha do ta vazhdojë karrierën në Bundesligën austriake pasi e kaloi një periudhë huazimi në ligën e dytë gjermane.

Red Bull Salzburg ka vendosur ta huazojë përsëri Mërgim Berishën, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti austriak ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se futbollisti kosovar do ta kalojë një vit e gjysmë, nga tash, në ekipin tjetër nga Bundesliga austriake, SCR Altach.

Sulmuesi kosovar në pjesën e parë të sezonit ishte huazuar në ligën e dytë gjermane, 1. FC Magdeburg, ndërsa tash kthehet në futbollin austriak, ku është rritur dhe zhvilluar.

Berisha ishte huazuar në LASK Linz në sezonin 2017/18 dhe në Austri shpresojnë ende se mund të bëhet lojtar i madh.

Gjithashtu, Berisha është në planet e Përfaqësueses së Kosovës për të ardhmen, por ai i ka në opsion edhe Austrinë dhe Gjermaninë, pasi është lindur dhe rritur në Gjermani.