SHPËRNDAJE
Bora e parë që dje në vendin tonë i dha një pamje krejt tjetër tokës.

Bardhësia preku çdo skaj të vendit, duke zbukuruar edhe më shumë fshtatrat e qytetet në këto ditë nëntori.

E magjinë edhe më shumë bora dje ia dha Liqenit të Batllavës, një nga perlat e vendit tonë, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi të realizuar nga kënde të ndryshme, mund të shihni magjinë e kësaj pjese të Llapit, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm.

Derisa pyjet, toka e çatitë e shtëpive kanë marrë një ngjyrë të bardhë, liqeni të magjeps me nuancën e kristaltë.

Në një vend të tillë çdo kush do të dëshironte të ishte qoftë edhe vetëm për një moment. Përjetimi i stinës së acartë të dimrit në Liqenin e Batllavës vetëm sa do t’ua ngrohte zemrat dhe do t’ua qetësonte shpirtin e mendjen.