SHPËRNDAJE

Liverpooli e mposhti Burnleyn në udhëtim me rezultat 3-1

Liverpooli regjistroi një fitore të madhe në udhëtim te Burnley dhe mban hapin me Manchester Cityn për vendin e parë, shkruan GazetaMetro.

‘Të Kuqtë’ triumfuan me rezultat 3-1 ndaj Burnleyt në udhëtim me golat të shënuar në këtë takim nga Milner, Firmino dhe Shaqiri – për vendasit shënoi Cork.

Xherdan Shaqiri në këtë takim ishte i plotë për Liverpoolin dhe arriti të shënoi gol në minutat e fundit të ndeshjes pas një bashkëveprimi të bukur me Mo Salah.

https://twitter.com/VintageSalah/status/1070424662675468296

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra pati një paraqitje të mirë në këtë takim dhe u vlerësua me notën 7.4 nga ‘Whoscored’, derisa lojtar i ndeshjes u zgjodh Virgil van Dijk që u notua me 8.8.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni vlerësimin e lojtarëve nga ndeshja Burnley-Liverpool.