SHPËRNDAJE

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin e Transportit Sue Barrett nënshkruajnë Marrëveshje Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32,  ora 9:00)

– Mbahet dita e dytë e Panairit e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon do të fillojë “Javen e CEFTA-s”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

– Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00 – vetëm pamje)

– Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Salla e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

– Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

– Let’s Do It organizon aksion pastrimi në komunën e Shtimes. (Hapësirat rreth Qendrë Rinore në këtë komunë, ora 11:00)

– Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare nga Izraeli “Debate for Peace”, organizojnë edicionin  e tretë të konferencës “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2018”. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

– Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të zhvillojë një takim kortezie me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:15)

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

– Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

– Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Down Syndrome Kosovo. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:30)

– Kosovo 2.0 organizon një natë poezie ’’Vargje kundër shtypjes’’  për të përmbyllur ekspozitën tonë “Handle With Care”. (Hapësira e K2.0, rr.Ferat Dragaj, 60-1,mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

– Kosova si nikoqire do të zhvilloj ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë “2018-2019 European Table Tennis Championships”. (Pallati i rinisë, ora 18:00)