SHPËRNDAJE

Manchester City e ka shkatërruar Burton Albionin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 9-0. Në këtë ndeshje spikati Jesus që shënoj het-trik.

Manchester City është treguar i pamëshirshëm sonte duke e mposhtur me rezultat 9-0 skuadrën e Burton Albion në Etihad Stadium.

Pep Guardiola kishte startuar me gjysmën e ekipit të parë, edhe pse përballë kishte një skuadër që vinte nga Ligue 1 e Anglisë, që është rangë i ligës së tretë në Angli.

Serinë e golave për City ne nisi i sapo-rikthyeri nga lëndimi, Kevin de Bryene në minutën e 5’të, ndërkaq e vazhdoi Grabrie Jesus duke shënuar dy gola brenda katër minutave, në minutën e 30 dhe 34-të.

Goli i katër për City erdhi në minutën e 37-të me Zinchenkon.

City pjesën e parë e përmbylli me rezultat 4-0.

Në pjesën e dytë City prapë nuk pati respekt për mysafirët dhe vazhdoi goleadën.

Në minutën e 57-të shënoi Jesus kompletoi het-trikun, ndërkaq në minutën e 62-të shënoi i sapoinkuadruari në lojë Foden.

Minuta e 65-të solli edhe golin e shtatë ku përsëri ishte Jesus që kompletoi pokerin.

Minuta e 70-të solli edhe golin e tetë për Cityn ku kësaj radhe ishte rëndi i Walker për të shënuar.

Epërsia thellohet edhe më shumë, ku Mahrez shënohet në listën e golashënuesve duke shënuar golin e nëntë në minutën e 83-të.

Me këtë fitore kaq te thellë vetëm nëse nuk do të luan City fare me Burton pasi që mundësitë janë shumë të vogla që kjo skuadër inferiore të kalojë në finale të Carabao Cup. /GazetaExpress/