SHPËRNDAJE

Era Istrefi ka përmbyllur një prej viteve më të mira në karrierën e saj.

Era Istrefi ka lansuar disa projekte gjatë vitit të kaluar, ndërsa po punon në realizimin e disa tjerave, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për “Telegrafin”, këngëtarja ka bërë të ditur që së shpejti publikon duetin me motrën e saj, Norën.

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era.

Kujtojmë që Era Istrefi gjatë vitit të kaluar arriti të përzgjedhet artistja që performon këngën zyrtare të Kampionatit Botëror, në duet me Will Smith dhe Nicky Jam.