SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan” kantautori Flori Mumajesi ka treguar një histori të cilën nuk e kishte rrëfyer më parë.

Ai u shpreh sesi kishte humbur 70% të dëgjimit të veshit të majtë në moshë të vogël për shkak të muzikës.

Në moshën 13-vjeçare, për shkak të pamundësive për të pasur një palë kufje, Flori u shpreh se dëgjonte muzikë me një boks me volum të lartë, të cilin e mbante vetëm në zonën e veshit të majtë.

Një veprim i tillë i përsëritur vazhdimisht, i shkaktoi pas disa kohësh humbje të dëgjimit në masën 70%.

Flori ka edhe një tatuazh në veshin e majtë për t’a dëshmuar një fakt të tillë.