SHPËRNDAJE

Flori Mumajesi ka treguar publikisht se cili është reagimi i Bebe Rexhës pasi i shkroi mesazh asaj, pas postimit ku ajo kërkonte burrë.

Bebe Rexha përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar se është e dëshpëruar dhe kërkon t’ia gjejnë një burrë, shkruan lajmi.net.

Flori Mumajesi nuk ka ngurruar t’i shkruaj këngëtares, kurse mesazhin e ndau me ndjekësit në Instagram.

“Tak Tak… Hape derën. Jam un burri më shpejt se kaq nuk mund të vija”, ka shkruar Flori, ndërsa Bebe e kishte lexuar mesazhin, por nuk ka preferuar t’i përgjigjet atij.

“E di qe do thoni qe nuk eshte e vertet, por ju siguroj qe eshte e vertet SEEN. Ska gje une prap xhan”, ka shkruar Flori, pasi pa se Bebe ia la “seen”.