SHPËRNDAJE

Milani beson në Patrick Cutrone, Suso dhe Fabio Borini në një udhëtim të vështirë te Real Betisi, të cilët startojnë me Joaquin dhe Tonny Sanabria.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora, 21:00 dhe përcakton shumë gjëra në grupin përkatës, ku Milani ka gjashtë pikë, teksa Betisi ka shtatë.

Olympiacosi është mbrapa me katër pikë, teksa grekët përballën me Dudelangen, transmeton IndeksOnline.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Betis: Pau Lopez; Mandi, Bartra, Feddal; Tello, Lo Celso, William Carvalho, Canales, Junior Firpo; Joaquin, Sanabria

Milan: Reina; Musacchio, Zapata, Rodriguez; Borini, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu, Laxalt; Suso, Cutrone.