SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjendur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

I njëjti ishte punëtor sigurimi, raporton lajmi.net.

Pas rastit, njësitë policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku edhe e kanë marrë trupin e pajetë.

I njëjti është dërguar në IML oër obduksion.