SHPËRNDAJE

Pas shumë ditëve të një debate të ashpër, Parlamenti i Greqisë miratoi sot marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Në një votim të ngushtë, në favor të marrëveshjes me Maqedonisë votuan 153 deputetë ndërsa 146 votuan kundër.

Kjo marrëveshje i jep Maqedonisë emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.

Grekët e kanë kundërshtuar emrin e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj më 1991, pasi në Greqi ndodhet një territor me emrin e njëjtë.

Debate në Parlamentin grek ka zgjatur më shumë se 38 orë, dhe më shumë se 200 deputetë kanë diskutuar gjatë debatit.