SHPËRNDAJE

Irkenc Hyka dhe Kaltrina Selimi kanë sjell këngën e re.

Këngëtari nga Shqipëria, Irkenc Hyka dhe Kaltrina Selimi kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Kthema”, shkruan lajmi.net

Muzikën e këngës e ka bërë vetë Irkenci, tekstin Endrit Mumajesi kurse për mix dhe master është kujdesur JoJo.

Projekti është finalizuar edhe me klip në të cilin Kaltrina vjen mjaft elegante dhe në formë.

Kënga tashmë gjendet në kanalin, Youtube për të gjithë adhuruesit e artistëve të famshëm.