SHPËRNDAJE

Një ish-mjek gjerman ka pranuar të ketë vrarë 100 pacientë, duke e bërë atë si njërin prej vrasësve më të mëdhenj serik që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Niels Hoegel, 41-vjeçar, ka dëshmuar për vrasjen e pacientëve – mes moshave 35 deri në 96 vjeça – në dy spitale në veri të Gjermanisë mes viteve 2000 – 2005.

Hoegel është akuzuar se u ka dhënë viktimave të tij barna pa recetë, në një tentim për të treguar aftësitë e tij para kolegëve dhe për të hequr mërzinë në punë.

Në seancën e parë gjyqësore në Oldenburg, Hoegel tha se akuza ndaj tij për vrasje janë korrekte, transmeton Koha.net.

Afër 126 të afërm të viktimave kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore që pritet të zgjasë deri në majin e vitit 2019, ka thënë një zëdhënës i gjykatës për CNN-in.

Hoegel tashmë është dënuar me burgim të përjetosh për gjashtë akuza, përfshirë atë për vrasje dhe tentim vrasje.

Këto akuza kanë shtyrë autoritetet që të hetojnë qindra vdekje dhe trupa të pacientëve që kanë vdekur në klinikat ku ka punuar ai.

Më herët gjatë vitit 2018 ai është akuzuar për 97 vrasje.

Prokurorët kanë thënë se Hoegeli ka qenë në dijeni që barnat që po ua jepte pacientëve në spitalet e Delmenhorstit dhe Oldenburgut mund të shkaktonin sulme në zemër.

Në dëshmitë e mëhershme, Hoegel kishte thënë se ishte ndier euforik kur ktheu në jetë një pacientë dhe ishte turpëruar kur dështoi për një rast tjetër.