SHPËRNDAJE

Ka kohë që motrat Istrefi, Nora dhe Era kanë nisur të punojnë në një këngë.

E dje përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj, Instagram, Era bën të ditur se janë në përfundim të xhirimeve, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net, menaxheri i Norës, Drilon Furra ka treguar se ky projekt i tyre do të lansohet në fund të këtij muaji.

“Kënga do të publikohet në fund të mujit”, ka thënë Drilon Furra.

Theksojmë se, kjo është hera e parë që motrat Istrefi bashkojnë forcat në një projekt, e që besohet se do t’i pëlqejë publikut.