SHPËRNDAJE

Është arrestuar një person në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe janë konfiskuar një kilogram marihuanë, 13-fishekë  të kalibrit 9 mm , një revole, një elektroshok dhe një boks hekuri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

 

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.