SHPËRNDAJE

Një paraqitje e mirë e Përfaqësues se Kosovës në Karate në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U21, që u mbajt në Aalborg te Danimarkës, 8-10 shkurt 2019.

Dy medalje te fituara, një medalje e argjendtë Melos Gashi dhe një të bronztë Albulena Gërvalla. Përpos dy medalje te fituar karateistet kosovar u renditen ne plasmanët një 5-të Rigon Baruti dhe tre garues u rendin në mesin e 9-te garuesve me te mirë te Evropës, Vesa Ibrahim, Vlera Qerimi dhe Argjend Bajrami.

Një medalje e argjend Melos Gashi dhe plasmani i 5-të nga Rigon Baruti ishte dita e parë e Kadetëve te përfaqësueses së Kosovës.

Melosi pas 4 duele te forta arriti deri në finale duke siguruar medaljen e parë Kosovës nga Kampionati Evropian. Në finale për kundërshtar kishte garuesin nga Turqia, Ahmet Bulut, ku humbi me rezultat minimal 1:0.

Deri në finale Melos Gashi arriti te shkëlqej në kategorinë e Kadetëve mbi 70 kilogram, ku ishte një konkurrencë shumë te fort, me lehtësi arriti te kaloi garuesin cilësor nga Malta, Kroacia, Sllovenia, Azerbajxhani.

Rigon Baruti në kategorinë deri në 57 kilogram kishte një paraqitje shume te mire ai fitoj nga garues Hungarisë, pastaj humbi nga finalisti i kësaj kategorinë garuesi nga Skocia.

Kurse në garën për medaljen e bronztë (Repasazh), Rigon Baruti, fitoj nga garuesi i Serbisë me një paraqitje shumë te mirë, për te vazhduar me fitoren ndaj garuesit nga Bullgaria dhe në finalen për medaljen e bronztë humbi nga garuesi i Francës.

Medalja e dytë e përfaqësues se Kosovës e arrti Albulena Gervalla në kategorinë e U21 deri 55 kilogram, ajo në duelin e parë fitoj nga garuesja e Kroacisë, pastaj humbi nga finalistja e kësaj kategoria garuesja e Francës me rezultat minimal 3:2, kurse ne duelin për vendin e tretë Repasazh fitoj nga garuesja e Ukrainës, Bullgarisë dhe në finale garuesen Estonisë.

Tre garues u rendin në mesin e 9-te garuesve me te mirë te Evropës, Vesa Ibrahim, Vlera Qerimi dhe Argjend Bajrami, kjo u arrit në ditën e dytë.

Vesa Ibrahimi në kategorinë deri në 59 kilogram, duelin e parë humbi me rezultat minimal 1:0, nga finalistja e kësaj kategorie garuesja e Holandës, kurse ne garën për vendin e trete ne Repasazh humbi me vërejtje nga garuesja e Kroacisë edhe pse ishte duke udhëheq me rezultat 2:0.

Vlera Qerimi juniore mbi 59 kilogram, fitoj nga garuesja e Serbisë me rezultate maksimal 11:1, pastaj humbi nga finalistja e kësaj kategorie garuesja e Malit te Zi pas deklarimit te gjyqtarëve edhe pse rezultati ishte baras 0:0. Kurse në garën për vendin e tretë Repasazh humbi nga fituesja e medaljes se bronztë garuesja nga Turqia me rezultat minimal 1:0.

Argjend Bajrami, juniorë deri në 61 kilogram, humbi nga fituesi i kësaj kategorie garuesi i Azerbajxhanit, për te vazhduar ne garën për vendin e tretë humbi nga fituesi i medaljes se bronztë garuesi nga Gjeorgjia.

Sipas përzgjedhësit te Përfaqësues se Kosovës në Karate  Ylber Syla është përmbush ajo qe kam prit nga konkurrenca e kadetëve në kampionatin Evropian.

Edhe gjyqtarët nga Kosova janë duke ndarë drejtuese në Kampionatin evropian me përpikëri te madhe.

Po ashtu Federatës së Karatesë së Kosovës i janë shtuar 3 gjyqtarë të rinj në nivel evropian Ali Vokshi në disiplinën Kumite JUDGE B, Edon

Për se afërmi ketë kampionat i ka përcjell edhe kryetari i Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi.

Kryetari Krasniqi ka pas takim me te parin e Federatës Botërore dhe Evropian në karate Antonio Espinoza, ku temë bisedës ishte pjesëmarrja në Kampionatin Evropian pe senior qe do te mbahet në GUADALAJARA, po ashtu takime edhe me shumë drejtues te federatave tjera evropiane.