SHPËRNDAJE

Milani ka marrë pikët e plota në San Siro ndaj Cagliarit, duke triumfuar 3-0.

Pas barazimit 1-1 me Romën, Milani i Gattuson i është rikthyer fitoreve në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë kanë marrë pikët e plota në San Siro pas triumfit 3-0 ndaj Cagliarit.

Ndeshja nisi siç është më së miri për ekipin e Gennaro Gattuson.

Pas 13 minutave lojë në San Siro, rezultati u zhbllokua pas një autogoli nga Luca Ceppitelli, derisa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdese talenti brazilian, Lucas Paqueta – që shënoi golin e parë me fanellën e Milanit.

Milani e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, duke dominuar mysafirët dhe arriti të shënojë edhe golin e qetësisë, që doli të jetë përfundimtarë i takimit.

Ishte sulmuesi i transferuar në janar dhe që po shkëlqen, Krzysztof Piatek, ai që shënoi për 3-0 në minutën e 62’ të takimit.

Pas kësaj fitore, Milani ka rrëmbyer sërish pozitën e katërt, që e mbajti për pak kohë Roma.

Skuadra e Gattusos ka grumbulluar 39 pikë pas 23 xhirove në Serie A.