SHPËRNDAJE

Ka mbetur pak kohë deri në ceremoninë “Brit Awards”.

Dua Lipa përmes një statusi në rrjete sociale, ka zbuluar mënyrën e votimit për këngët e saj “Brit Awards”, shkruan lajmi.net.

“Po garoj veten time!!! Votimet në “Brit Awards” për “Videon më të mirë” tani janë hapur!! Njerëz mund të votoni për mua/ne duke bërë ‘tweet’ në #BRITVIDDUALIPA or #BRITVIDCALVINDUAnë Twitter, ju mund të votoni vetëm një herë brenda 24 orëve”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Kujtojmë që Dua Lipa në këtë kategori konkurron me dy këngë “IDGAF” dhe “One Kiss”.

“Brit Awards” mbahet më 20 shkurt në Londër dhe njihet si ngjarja më e madhe në industrinë e muzikës.