SHPËRNDAJE

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është i martuar me Lola Muçaj-Haradinaj, çifti kanë një jetë shumë të lumtur së bashku, shkruan GazetaBlic.

Jo vetëm Dauti si deputet, por edhe Lola është ajo e cila komentohet mjaft shumë në media rozë.

Çifti janë mjaft të dashur për publikun, andaj edhe kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Por më shumë Lola është aktive në rrjete sociale e cila ndan postime të shumta.

Dashurinë e tyre me martesë, Lola dhe Dauti e kanë kurorëzuar qe 12 vjet, më saktë në vitin 2006.

Dauti është lindur në vitin 1978 dhe tani ka 40 vjet, ndërsa bashkëshortja e tij është e lindur në vitin 1987 dhe ka 31 vjet. Pra, bazuar në vitin e lindjes, Dauti dhe Lola kanë diferencë në moshë 9 vjet.

Ndryshe, çifti kanë dy fëmijë një djal dhe një vajzë. Djalin Davidin dhe vajzën Trojën.