SHPËRNDAJE

Ministria e Infrastrukturës pas reshjeve të borës që shoqëruan vendin këto ditë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në trafik.

Në një komunikatë, MI ka njoftuar se gjatë natës pritet që temperaturat të bien dhe ka mundësi të madhe për ngrica në rrugë, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i MI-së:

Gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.​

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënje të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me paisje dimërore konform ligjit në fuqi.