SHPËRNDAJE

Me një tekst të mrekullueshëm të shkruar nga vet ai, Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij më të ri, të titulluar “Zemër qysh je”.

Kënga i përket zhanrit baladë ritmike, e orkestruar nga Hekuran Krasniqi, ku gjithashtu në saksofon ka interpretuar, Dardan Gjinolli shkruan Gazeta Intro.

Projekti është realizuar në studio ByHeki, dhe tanimë po pëlqehet shumë nga publiku.

Në vazhdim ju sjellim këngën më të re nga Egzon Pireci, “Zemër qysh je”. /GazetaIntro/