SHPËRNDAJE

Manchester City e ka shkatërruar Chelsean në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Manchester City e ka mposhtur Chelseas me rezultat të thellë, 6:0, në Etihad Stadium.

Sergio Aguero ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të realizonte het-trik (13’, 19’ dhe 56’ nga penalltia), raporton lajmi.net.

Raheem Sterling ishte në top formë, duke arritur që të shënoi dy gola (4’ dhe 80’), ndërsa në listën e realizatorëve u fut edhe Ilkay Gundogan (25’).

Pas javës së 26-të, Manchester City është në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, por kanë një ndeshje më shumë se të kuqtë.

Ndërsa, Chelsea ka rënë në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në të pestin.