SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar ndërrimin e kohës përgjatë kohës së verës dhe dimrit.

Komiteti i Parlamentit Evropian me 23 vota për dhe 11 kundër votoi për ndërrimin e orës në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton lajmi.net.

Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore – verore apo dimërore – do të miratohet përfundimisht për në të ardhmen.

Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së, si dhe ato të Evropës ndryshojnë orën në të njëjtën kohë.