SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcenim ditë më parë, nga një person që dyshohet se po planifikonte sulm terroristë. Për këtë rast ka njoftuar pak më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, duke treguar se i është i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh personit që kërcënoi Kryeministrin.

Por, për këtë rast në Qeverinë e Kosovës nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Avni Arifin, shef i Stafit të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, por ai ka thënë se për këtë rast nuk mund të flas fare.

“ Nuk mund ta flas për këtë ketë çështje. Ky rast është për organet e sigurisë së vendit. Për sigurinë e kryeministrit kujdeset Polica e Kosovës. Kjo çështje nuk është për kabinetin e kryeministrit”, ka thënë Arifi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka pranuar një kallëzim penal nga Drejtoria Kundër Terrorizimit e Policisë së Kosovës kundër të pandehurit B.E, për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

I pandehur B.E.  gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

I pandehuri B.E, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.