SHPËRNDAJE

Një grup turistësh në Tajlandë mbetën të habitur kur derisa po lundronin me kajakë në provincën Krabi, hasën në krijesa misterioze që kishin pamjen edhe të majmunit por edhe të njeriut, të cilët u panë duke kryer një lloj riti brenda një shpelle.

Videoja e pazakontë është publikuar në Facebook dhe menjëherë është bërë virale, kurse në të shihen një grup krijesash të vogla, derisa turistët shikonin të habitur dhe assesi nuk mund ta dinin për çfarë bëhej fjalë, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve këto krijesa misterioze po mbanin një lloj rituali në shpellë.

“Ishim duke lundruar me kajakë kur hasëm në disa krijesa të çuditshme në afërsi të një shpelle. Krijesat kryenin një lloj rituali për afro gjysmë ore”, ka deklaruar Jemail Kavaja, autori i kësaj videoje që ka habitur të gjithë.