SHPËRNDAJE

Me një teskt të mrekullueshëm të shkruar nga Bedri Zyberaj dhe vet Hekuran Krasniqi, kantautori dhe producenti Hekurani ka publikuar këngën e tij më të re, me titull “Nëntori i gurit”.

Kjo këngë u lansua me rastin e festës së 28 Nëntorit, ku këngëtari Hekuran Krasniqi në duet me talentin e ri Deon Osmani, i’a sollën publikut shqiptar një projekt të mrekullueshëm me motive patriotike dhe atdhedashurie, shkruan Gazeta Intro.

Muzika dhe orkestrimi i këtij bashkëpunimi është bërë poashtu nga Hekuran Krasniqi, ndërsa vargjet i lexoi Bedri Zyberaj.

Klipi është realizuar në qytetin e bukur të Prizrenit, pikërisht tek vendi i Lidhjes së Prizrenit me një pamje fantastike.

Kjo është kënga më e re nga Hekuran Krasniqi dhe Deon Osmani: /GazetaIntro/