SHPËRNDAJE

Ngjarjet e datës 12 mars 2019

– Punëtorët teknik të shkollave “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta”, “Hoxh Kadri Prishtna”, “Pjeter Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Naim Frasheri”, si dhe punëtorët teknik te QMF-ve dhe Sigurimet Fizike, te Prishtinës, do bëjnë grevë një ditore dhe nëse gjerat nuk lëvizin, nga java tjetër do hyhet ne grevë të përgjithshme. (Objektet e shkollave dhe QMF-ve, nga oea 8:00)

– Zyra e BE-së dhe Kombet e Bashkuara në Kosovë bashkërisht organizojnë Ditën e Hapur Globale, duke njohur 20 vjetorin e ardhshëm të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel Emerald, ora 8:30)

– Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– British Council në Kosovë bën lansimin e programit ‘Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perendimor’, pjesë e të cilit është edhe Kosova. (Kino Armata, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 12:00)

– Përurohet libri për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe UÇK-në i autoreve Fazli Veliu dhe Sejdi Geg. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:20 – vetëm pamje)

– Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

– Kryeministri Haradinaj pret në takim shefin ekzekutiv, njëherit president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30 – vetëm pamje)

– Në  kuadër të Javëve të  Frankofonisë në Kosovë Aleanca Franceze organizon bashkëbisedim dhe prezantim me artistin Alban Muja. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)