SHPËRNDAJE
  • 07:00-19:00Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës (OIK) do të zgjedhë organet e reja të saj. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00 në 81 institucione shëndetësore në gjithë Kosovën. (Klinikat e ShKSUK-së, spitale dhe QKMF)

  • 11:00Organizata “Let’s Do It Kosova” organizon konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Gjykata e Apelit, Pallati i Drejtësisë)

  • 12:00Studentët e Prishtinës protestojnë për të kërkuar lëvizje të lirë në Europë. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

     

     

  • 12:00Promovohet libri  “Bir i Atdheut” i autorit Mehmet Hajrizi, kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi.  (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 12:00Prokuroria Themelore e Pejës prezanton raportin e punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë)

  • 13:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Odën Ekonomike Amerikane; do të pritet nga drejtori Ekzekutiv, Arian Zeka, dhe Bordi i kësaj organizate. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, Prishtinë)
  • 13:30Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takim të jashtëzakonshëm. (Sekretariati i KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

  • 20:00Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “O. Taka”, me koreografi nga Sinan Kajtazi. (Teatri Kombëtar)