SHPËRNDAJE

09:00
Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), ku pritet nga ministri Besim Beqaj. (Ministria e Inovacionit, objekti i MPJ-së, salla 303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në 20-vjetorin e vrasjes së tij. (Lagjja “Kodra e Diellit”, Prishtinë)

10:00 – 17:00
Nis manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019”, organizuar nga Komuna e Gjilanit:
Agjenda:
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet
10:30 – Vizitë në Kazermën e FSK-së në Gjilan
11:00 – Vizitë në familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës
17:00 – Ndezja e flakadanit të “Flakës…”, para shtatores së heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Enver Malokut. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, në drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie. Mediet mund të marrin pamje në orën 14:15, ndërsa kryetari Mustafa iu drejtohet gazetarëve në një konferencë duke filluar nga ora 14:30. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.