SHPËRNDAJE

09:00
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën rajonale me temën “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon – Çka tutje?”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në Konferencën e 9-të të Bordit Udhëheqës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO). Kryesues i bordit për këtë vit është ministri Gashi. (Kuvendi i Kosovës, salla C405) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Organizata “Terre des hommes” (TDH) në Kosovë dhe DCI-Netherlands organizojnë një tryezën me temën “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin”. (Zyrat e TDH, afër hotel “Afa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon tryezën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Restorant “Orchide”, Ferizaj)

11:00
Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencë për medie për të prezantuar të gjeturat nga raporti “Hidrocentralet në Kosovë – Problemet dhe Potenciali i tyre real.” (Zyra e BGF, rr. “Edith Durham”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.