SHPËRNDAJE

09:30
Banka Qendrore e Kosovës (BWK) organizon diskutimin me temën “Roli i BQK-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Komisioni parlamentar për Arsim diskuton lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i peticionit “për bashkimin e Mitrovicës”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me punësimet partiake në ndërmarrjen “Termokos”. (Pranë Termokosit, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” organizon tryezë diskutimi për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethinë; si dhe kujdesin ndaj mjedisit përreth liqenit të Batllavës. Merr pjesë dhe ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi. (Restorant “Liqeni”, Orllan, Podujevë)

11:00
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9, segmenti Dollc-Gjakovë. (Hyrja e Gjakovës, drejtimi për Prishtinë)

13:00
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së heroit Yll Morina. (Shkolla “Yll Morina”, Gjakovë)

13:00
Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë, do t’i dorëzojë 10 padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. (Prokuroria Speciale, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

18:00
Hapet ekspozita “Ku janë Farat”, e artistit Dardan Murseli, me skulptura, piktura, instalacion dhe art digjital. (Galeria e Arteve, Ferizaj)