SHPËRNDAJE
  • 09:00Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacioni Friedrich Ebert organizojnë konferencën “Çfarë shteti të mirëqenies dëshirojmë? Sfidat dhe mundësitë në Kosovë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

     

  • 09:30

    Mbahet Konferenca Vjetore e Bankave të Kosovës. Fjalët hapëse: Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK); Ilir Aliu, kryetar i Bordit të Drejtorëve të ShBK-së; Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 
  • 09:30Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e cila funksionon në kuafër të MKRS-së, organizon konferencën rajonale “E drejta e autorit në kohën digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mbahet raportim lidhur me zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me faturimin e energjisë eklektike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 9 shkurt 2018. Të ftuar: Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Avokati i Populli. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10)

  • 10:00Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj; presidenti Hashim Thaçi dhe familjaret të të deportuarve, intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 10:00Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar. Merr pjesë edhe ambasadori i Britanisë, Ruairí O’Connell. (“Nana” rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë)

  • 10:00Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. (Objekti i Komunës së Suharekës)

  • 10:30Mbahet Konventa e tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj; Drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno etj. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:50Në kuadër të Konferencës Vjetore të Bankave të Kosovës, organizohet diskutimi me temën “Financimi i zhvillimit: Bankat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovë”. Panelistë: Eriola Bibolli, zv.drejtoreshë e Bankës ProCredit; Sokol Havolli, zv.guvernator i BQK-së; Bedri Hamza, ministër i Financave;
    Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së dhe Rinor Gjonbalaj, kryetar i Bordit Fondi Kosovar për Garanci Kreditore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 11:00

  • Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës, Shqyrtimi në parim i Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, Shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203)

  • 11:00Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të mbajë konferencë për medie, me temën “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport”. (Ndërtesa e MTI-së, Prishtinë)

  • 11:15Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Merr pjesë dhe ministri Kujtim Gashi. (Ish-Pallati i Rilindjes, Prishtinë)11:30

  • Koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i Komunës, Fushë-Kosovë)

  • 11:40Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fshatin Plemetin dhe merr pjesë në nisjen e punimeve në shtrimin e rrugës “Sitnica”. (Te ura në Plemetin, Obiliq)

  • 12:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Sport; Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit; Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204)

  • 13:00Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë organizon aktivitet simbolik. (Te rrethi afër kazermës “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 13:30Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pret në takim rektorët e universiteteve dhe kolegjeve të Kosovës.  Ky takim mbahet në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” dhe fokusohet në mbështetjen e Fakulteteve Juridike në ofrimin e programeve mësimore për qëllime të përmbushjes së nevojave të tregut të punës në Kosovë. (MD, ish-Pallati i Rilindjes)

  • 14:00Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon ngjarjen “Jehona e zërit të saj: Ndikimi i paraqitjes publike të zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

     

  • 19:00Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, jepet shfaqja teatrore nga Kosova “Holly Shit”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”)