SHPËRNDAJE

09:45
Open Data Kosovo organizon takim ndërmjet zyrtarëve publikë të Kosovës dhe Shqipërisë nga Komunat, Qeveria, Gjyqësori dhe Parlamenti, me ç’rast do të prezantohet “Udhërrëfyesi për qeverisje të mirë për institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës’’. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi mban seancë plenare, në të cilën shqyrton për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Në rend dite janë dhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me panelistë guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, dhe drejtorin e OEAK, Arian Zeka, lidhur me ndikimin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, “Jahjaga Foundation” organizon tryezën me temën “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës”, me mbështetjen e USAID-it, dhe donatorëve Caritas dhe GIZ, organizojnë konferencën e tretë të mjedrës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Organizata “Syri i Vizionit” nga Peja, në bashkëpunim me MAPL-në, organizojnë konferencën “Organizimi dhe funksionimi i këshillave lokalë në nivel komune”, sipas udhëzimit administrativ Nr. 2008/08 për marrëveshjet e bashkëpunimit të komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. (“Villa Gërmia”, Prishtinë)

10:30
Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të organizojë ceremoni me rastin e 15-vjetorit të themelimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00
Koordinatori qeveritar për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, do të takojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. (Ndërtesa e Qeverisë, zyra 806, kati 8)

11:00
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarët e komunave të rajonit, pret në takim delegacionin e Agjencisë Evropiane për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, të udhëhequr nga kryetarja Antonella Valmorbida. (Komuna e Gjilanit)

11:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe OSBE-ja organizojnë konferencë me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit ndërkomunal. (Hotel “Emerald”)

12:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve, Qendra Tregtare “NERTILI” dhe Kolegji Universum, bën hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Qendrës Tregtare “Nertili”, Gjakovë) 12

14:00
Mbahet takimi i radhës i Task Forcës për pastrimin e Kosovës. Ministritë e përfshira raportojnë për angazhimin në fushatën e pastrimit si dhe prezantohen të dhënat për rezultatet e arritura deri më tani. (Ish-Rilindja, kati 18) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës do të mbajë aktivitetin “Njihu me vullnetarët e vitit”. Me këtë rast do të shfaqet puna e tyre e realizuar gjatë vitit 2018. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

19:00
Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, jepet shfaqja teatrore nga Kosova “Bretkosa”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”)

20:00
Baleti i Kosovës shfaq premierën “O. Taka”, me koreografi nga Sinan Kajtazi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)