SHPËRNDAJE

08:30
Ministria e Administratës Publike (MAP) organizon konferencën “Gatishmëria për hapjen e të dhënave në Kosovë”. Merr pjesë dhe ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

08:45
Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Florence Mangin, drejtoreshë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës. (Kabineti i kryeparlamentarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Pas takimit, ata do të mbajnë konferencë për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë shënojnë 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takim me zëvendësministrin e Bujqësisë, Vesel Krasniqi, dhe bizneset e sektorit të minierave dhe mineraleve. (Salla e konferencave “Orion”)

11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën “Strukturimi i të pastrukturuarës: Një këndvështrim mbi draft-ligjin për qeverinë”. Merr pjesë ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton gjendjen e komplekseve memoriale në Kosovë. I ftuar është drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKMK), Bislim Zogaj. Në rend dite janë dhe shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen nga Zhurma dhe Projektligji për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), organizojnë dëgjim publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

11:10
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

13:00
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, raporton para Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik lidhur me procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova së Re” dhe funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça” Sh.A. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. Në rend dite: Shqyrtimi i Projekt-Kodit Penal; Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, në drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

17:00
Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve dhe dëshmorëve të kombit, Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.