SHPËRNDAJE
09:00Oda Ekonomike e Kosovës me Klubin e Prodhuesve të Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike. (Oda Ekonomike e Kosovës)

9:00

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 303)

10:00

Bëhet dorëzimi i ofertave për privatizimin e aseteve nr. 42, asete këto që do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit. Kurse në ora 12:30 bëhet hapja e ofertave privatizimin e aseteve. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

10:30

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301) 

11:00

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 2 nëntor. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare mbajtur më 13 shtator, 18 dhe 31 tetor dhe 2 nëntor 2018. (Kuvendi i Kosovës)

11:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje. Në rend dite: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit; Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 302)

12:30

“The Ideas Partnership” organizon konferencën për shtyp për lansimin e uebfaqes “Faqet e Gjelbërta” të krijuar nga katër studentë të Universitetit të Utrecht-it në Holandë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:30

Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktorë kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri)