SHPËRNDAJE
  • 09:00Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me udhëheqësin e Kolegjit “Heimerer”. (Kolegji “Heimerer”, Veternik)

  • 10:00Ministria e Financave mban konferencën me temën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Financave, Bedri Hamza; përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Raymond Hill, etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton lidhur me mundësinë që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojnë Spitalin e Prizrenit. (Spitali i Prizrenit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00Këshilli Ministror për Integrim Evropian mban takimin e radhës. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja Dhurata Hoxha. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dorëzon padinë ndaj Dardan Molliqajt të PSD-së për shpifje dhe fyerje. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

  • 11:00Prezanttohet raporti vjetor i monitorimit të prokurimit publik, i përgatitur nga BIRN.  Marrin pjesë Christina Davies nga USAID; Sami Uka nga KRPP dhe kryesuesi i OShP-së, Blerim Dina. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

     

  • 12:00Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, mbahet protestë para Policisë së Kosovës, pas rastit të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues. (Para stacionit “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30Nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Botërore. (Ministria e Financave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00Me rastin e kryesimit nga Kosova të Bordin Qeverisës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ambasadorin francez, Didier Chabert, ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa, do t’u drejtohen studentëve kosovarë për mësimet e nxjerra nga pajtimi franko-gjerman. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratave të mirëkuptimit nga studentët përfitues të bursave “Young Cell Scheme 2018-2019”, bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.