SHPËRNDAJE

09:00
Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet aksioni i radhës i pastrimit në Prishtinë. Do të pastrohet hapësira afër Radio Kosovës dhe Kampusit Universitar, në rrugën “Xhorxh Bush”. (Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:30
Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri)

10:00
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon 8 Nëntorin – Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve. Marrin pjesë ministri Fatmir Matoshi dhe sekretari i Përgjithshëm i MMPH-së, Arben Çitaku. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale shqyrton kërkesat e profesionistëve shëndetësorë dhe Projektligjin për Inspektoratin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Mbahet takimi i Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Deklarimi i pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:00
Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajnë tubim protestues për ta kundërshtuar avancimin e një profesori të Fakultetit të Filologjisë, i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore. (Oborri i Rektoratit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

13:00
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.