SHPËRNDAJE

Nënkryetari i KB “Z Mobile Prishtina”, Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit emocionet pas suksesit historik.

Z Mobile Prishtina mbrëmë (e mërkurë) ka shkruar historinë në basketbollin shqiptar, shkruan lajmi.net.

Skuadra nga Kosova, ka arritur të kalojë në fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup, pas fitores së ngushtë me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka.

E nuk ka munguar edhe gëzimi i Ledri Vulës i cili njëherësh është nënkryetar i KB “Z Mobile Prishtina”. Ai i ka ndarë me ndjekësit emocionet, pas suksesit historik.

“U bë historia. U kualifikuuuum. Loje e fuqishme, plot emocione dhe dashni per kete fushe, per fushen e Prishtines. Urime @prishtinabc. Krenar jam me ekipin per lojen qe tregoi me krejt zemer ne parket. Ni merite e vecant per lojtarin e 6 ne fushe – PUBLIKUN / PLISAT per atmosferen. Nje prej atyre diteve qe nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC”, ishin fjalët e Ledri Vulës pranë një postimi në Instagram.

Ledri Vula u emërua nënkryetar i KB “Z Mobile Prishtina” në shtator të vitit të kaluar.