SHPËRNDAJE

Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës, është plagosur një person në këmbë.

Policia thotë se pas një mosmarrëveshje që kishin dy persona, njëri me armë zjarri e ka plagosur tjetrin në këmbë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK-ë, kurse nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.