SHPËRNDAJE

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), ka publikuar listën e 42 shteteve pjesëmarrëse në festivalin evropian të muzikës “Eurovision Song Contest”.

Edicioni i 64-të i Eurovisionit, do të organizohet nga transmetuesi publik i Izraelit në bashkëpunim me EBU-në dhe do të mbahet në Tel Aviv më 12-14 dhe 16 maj 2019 nën slloganin “Dare to Dream” (Guxo të ëndrrosh).

Pavarësisht tentimeve të Kosovës për të qenë pjesë e garës, Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK), nuk ka arritur të siguroj pjesëmarrje as për vitin e ardshëm, pasi në listën zyrtare që ka publikuar sot EBU, nuk është Kosova, transmeton Magazina.al

RTK në qershor kishte tentuar të siguronte pjesëmarrje në Eurovision, por kjo ishte shtyrë në dhjetor kur pritet të mbahet edhe Asambleja e përgjithshme e EBU-së, e sipas RTK-së pritet të hidhet në votim edhe anëtarësimi në këtë organizat.

Kujtojmë se Eurovision 2019 do të mbahet në Izrael, pasi këngëtarja Netta fitoj garën në maj me këngën “Toy”.