SHPËRNDAJE

Një aeroplan i Etiopisë është rrëzuar sot në mëngjes derisa udhëtonte drejt kryeqytetit të Kenias, me që rast kanë humbur jetën 157 persona.

Bëhet fjalë për aeroplanin Boeing 737, i cili ishte në një fluturim të rregullt për në Kenia.

“Zyra e Kryeministrit, në emër të qeverisë dhe popullit të Etiopisë, do të donte të shprehë ngushëllimet e saj më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre në Airlines Boeing 737 në një fluturim të rregullt të planifikuar në Nairobi, Kenia këtë mëngjes , “tha zyra e kryeministrit Abiy Ahmed në Twitter.

Një zëdhënës i linjës ajrore i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplanin që është rrëzuar.

“Është konfirmuar se ndodhi në orën 8:44”, tha zëdhënësi i cili nuk dha emrin e tij.

Shkaku dhe vendndodhja e rrëzimit mbetet e panjohur.