SHPËRNDAJE

Sandra Bullock ka treguar se kishte goditur kamerën me kokë disa herë gjatë xhirimeve të “Bird Box”.

Nëse nuk e keni parë ende “Bird Box”, duhet ta dini se Sandra Bullock ka qëndruar me sy të mbyllur në pjesën më të madhe të filmit, shkruan Elle, transmeton lajmi.net.

Në film, karakteri i Bullock ishte detyruar të mbante sytë mbyllur pasi një ‘demon’ i bënte të kryenin vetëvrasje kur e shihnin atë.

Së fundi, ajo ka treguar se gjatë xhirimeve të filmit, disa herë ka goditur me kokë kamerën, pasi kishte sytë mbyllur.

“Kamerat ishin duke lëvizur për shkak se duhej xhiruar skenat. Gjithashtu edhe unë po lëvizja sepse isha në vendin e ngjarjes, përndryshe nuk do të kisha problem me këtë. Por tani kam pasur lidhje në çdo moment dhe ishte e vështirë të orientohesha”, ka thënë aktorja.